Kush jemi ne?

Nëse je duke parë për të blerë ose marrë me qira një vilë ke ardhur në vendin e duhur. Vetëm Vila është e vetmja agjensi Real Estate (Pronash të Paluajtshme) në Shqipëri e fokusuar ekskluzivisht tek Vilat. Jemi aq të apasionuar për to, sa që kërkojmë në çdo cep të Tiranës dhe bregdetit Shqiptar për të gjetur vilat më të bukura me çmimet më të mira. Disa njerëz preferojnë komplekset rezidenciale, disa pëlqejnë vilat e veçuara; disa i duan vilat të mëdhaja, disa i duan të vogla; për disa pishina është një domosdoshmëri, të tjerët nuk mund të jetojnë dot pa natyrën; mbase dëshiron të blesh një vilë të mbaruar, ose mbase e preferon në fazë ndërtimi që të shtosh shijet e tua e ta paguash me këste. Cilatdo të jenë preferencat e tua ne kemi vilën e duhur për ty. Procesi i blerjes apo qiramarrjes së një Vile është kompleks dhe kërkon përpilimin e dokumentacionit përkates, por ti nuk ke pse shqetësohesh për këtë. Agjentët tanë do të kujdesen për gjithë procedurat ligjore dhe do të garantojnë kalimin e pronësisë/qiramarrjen në mënyrën më të sigurtë të mundshme. Shumica e pronarëve e listojnë vilën me ne pasi u japim një përkujdesje speciale dhe jemi të shpejtë në gjetjen e blerësit/qiramarrësit të duhur për vilën e tyre. Ti ke mundësi ta gjesh edhe vetë vilën tënde por je më i sigurtë në këtë udhëtim me ne. Nevoitet shumë eksperiencë për të vlerësuar cilësinë e një vile, çmimin e duhur dhe potencialin që ajo ka për t’u kthyer në Investim. Bërja e një zgjedhje të informuar është kyçe. Njohuria jonë është e padiskutueshme në këtë fushë dhe të pajisur me gjithë arsenalin tonë të dijeve, ti do të jesh i garantuar që ke arritur nje marrëveshje të mirë. Na telefonon dhe ne do të tregojmë Vila të mahnitshme me çmime të pabesueshme. Telefono tani në: 00355672049200

Sherbime