Si Është Më Mirë, Klasike Apo Moderne?

Pulished 2017-06-08 13:03:36

Po te shohesh me vemendje vilat e sotme, dallon dilemen qe ka pasur arkitekti per stilin.
- Mmmm.. t'i bej klasike apo moderne. Po i bera klasike do duken jashte mode, po i bera moderne do dalin nga moda shpejt. Atehere po bej diçka ne mes.
Ne perfundim, ti shikon produktin dhe nuk je ne gjendje te kuptosh se çfare ka dashur te thote autori me vepren. Dallon aty ca gjurme Otomane, pastaj ca gjurme te periudhes Fashiste, me pas vjen Realizmit Socialist dhe ne fund kaotizmi i tranzicionit.

- Do jete ndonje arkitekt i zoti ky se une s'ja kuptoj vepren.
Ka edhe zgjidhje te tjera si p.sh fshataret e Myzeqese. Merr laps e leter, hiq ca vija paralele, hiq edhe ca te tjera qe kryqezohen me te parat me 90° dhe ja ku u be shtepia; simetri absolute. Vijne komshijte na ndihmojne te hedhim beton dhe per nje muaj mbarojme pune. Jemi qe jemi bejme edhe 3-4 kate per kalamajte se nuk i dihet. Perfundimi eshte ai qe shikojme sot kur udhetojme nga Tirana ne Lushnje; kerpudha katrore qe kane mbire pas shiut ranor te demokracise.
Kur degjon ndonje arkitekt te nivelit te Libeskind te flase, arrin te kuptosh qe arkitektura eshte filozofi. Ajo permbledh historine e njerzimit, gjendjen e tanishme shpirterore dhe aspiratat per te ardhmen. Ndaj dhe vila duhet dizenjuar me te njejtat para metra ne mendje. Perndryshe, perfundon me nje krijese qe te del nga zemra shpejt dhe ta hollon xhepin pamase.

- Po une çfare stili te perdor tek vila ime?

Mos perto te mendosh e te diskutosh derisa te pjekesh nje model qe rrealisht shpreh thelbin tend dhe i sherben nevojave te tua ne menyre funksionale. Perpiqu te parashikosh si do jete jeta jote ne 10, 20, 30 vitet e ardhshme qe vila t'i qendroj kohes. Mos ki droje ta sfidosh arkitektin derisa te bindesh qe vizioni i tij perputhet me tendin.
- Ne fund edhe nje keshille e vogel. 
Nese nuk ke kohe t'i hysh kesaj valle, bli nje vile te gatshme, por qe rrealisht eshte e bukur dhe ty te hyn ne pune. Ka vila neper komplekse dhe vila te veçuara per me teper privaci. Ka vila te vogla dhe te medhaja, afer dhe larg qendrave urbane. Cilatdo te jene nevojat e tua, ekziston nje vile qe i permbush ato.
Ketu hyjme ne në pune. Databaza jone pasurohet cdo dite me vilat me te bukura ne Tirane dhe bregdet. Ne gjithashtu gjejme çmimin me te mire te mundshem permes kontakteve tona ne terren. Ti mund te shkosh edhe vete te blesh nje vile, por shanset jane qe nuk do marresh opsionin me te mire.
Ndertuesit synojne gjithmone te shesin vilat me te dobta ne fillim. Edhe çmimin e ngrene artificialisht qe me pas te te bejne nje "ulje" te madhe. Sigurisht qe me ne nuk e luajne dot ate loje, ndaj dhe sherbimi yne eshte garancia qe ti merr se vila qe ble eshte jo vetem nje prone e mire, por edhe nje investim i shendetshem per te ardhmen.
Telefono ne 0672049200 per nje konsultim FALAS, ose na vizito prane zyrave tona te reja mbas qendres se biznesit Toptani. Kafet i ofrojme ne :)

Çfarëdo që të bësh, mos bli vilë pa e parë me ne më parë!