Vilë Në Mal

Pulished 2017-06-08 13:08:25

Te bukura jane edhe vilat buze detit, por asgje nuk krahasohet me energjine e malit. Ka diçka hyjnore aty, ndaj dhe shume prej objekteve te kultit jane ndertuar ne male. Deti eshte interesant per nja dy muaj, pastaj nuk ben me pershtypje. Ne det shumicen e kohes shkojme se shkojne te tjeret, ndersa mali te therret vete.
Per fat te mire ne kemi male pafund edhe prane qendrave te banuara. Ky ngazellimi yne me qytetin shume shpejt do shuhet e do i kthehemi serish maleve. 
Kur ngjitesh ne malin e Dajtit, Tirana duket si nje det me smog dhe ti kupton qe mund te kesh apartamentin me te mire ne qytet, por ajrin e ke njelloj me te tjeret.
Si eshte me mire; te kesh nje vile ne Dajt e te udhetosh 20-30 minuta per te shkuar ne pune apo te jetosh prane kalit te Skenderbeut e te thithesh grimca karburanti te padjegur?
Edhe per pak kohe ne do vazhdojme te garojme se kush jeton me afer qendres, derisa nje dite te bukur doktori te hyj ne dhome me fytyre te ngrysur dhe nje leter me rezultate jopremtuese.
Nje vile ne mal jo vetem qe te zgjat jeten por edhe te ndryshon stilin e jeteses. Ne vend qe te kalosh kohe kafeneve pas punes duke bere thashetheme per gjithe dynjane, mund te besh nje ecje ne natyre ose kopshtari. Femijet mesohen qe te vegjel me natyren dhe nuk i ikin kurre asaj. Edhe miqte do viijne me kenaqsi ne fundjave se do ta kene si shkeputje nga rutina e perditshme.
Si perfundim, dikur do shkojme ne tek mali se ai aty ka qene gjithe kohen. Jeta moderne eshte atraktive por nuk ka substance. Dritat, muzika e larte dhe fasadat e dyqaneve jane si zilet qe i tundte Kolombi Indianeve te Amerikes ne kembim te arit. Eshte e gjitha nje iluzion i bukur.
Nese ju pelqejne shkrimet tona, ju lutemi bejini Like faqes dhe ne rastin me te pare qe keni per te shitur apo blere vile, na kontaktoni per tju ofruar zgjidhjen me te mire.