Vile per shitje ne Farke

Tipare
  •   Cmimi : 350 000.00 €
  •   ID : 2
  •   Vendndodhja e Prones Tirana - Tirana - Farke
  • 0 Kate
  • 3 Tualet (e)
  •   5 Dhoma
  • 0 Dhoma e ndenjies
  •   Siperfaqe totale : 410 m²
  •   Siperfaqe neto : 327 m²
  •   Cmimi/m² : 0 €
Pershkrim

Vila gjendet në një kompleks të ri banimi, vetëm 100 metra larg qendrës tregtare Teg në Lundër. Kompleksi është ndërtuar në vitin 2016 me cilësi të lartë ndërtimi sipas standarteve të BE, ku do të gjeni: ambjente të gjelberuara, pedonale 700 m lineare, pishine verore, administrim dhe siguri 24 orë, kafe, palestër, dhomë lojrash, dhomë kinemaje, etj. Vila ka izolim kapot të jashtëm me trashësi 8 cm, cati me tjegull qeramike kroate, dritare plastike dopio gjermane, sistemi i kullimit të shiut prej alumini italian, etj. Vila është e organizuar mjaft mirë si më poshtë : -kati -1 me garazh për dy poste parkimi, lavanteri, si dhe garderobe stinore -kati përdhe përfshin ambjentin e ndenjes me oxhak, kuzhinë e vecuar si dhe ambjent ngrënje -në katin e parë do të gjeni dhomën bashkëshortore me garderobë të vecantë dhe banjo, 2 dhoma fëmijësh dhe banjo e përbashkët -dhe kati nëncati përfshin nje ambjent që mund të përdoret për dhomë gjumi apo studio, si dhe verandë relaksi dhe verandë teknike. Dhoma e ndenjes si dhe e ngrënjes ka pamje panoramike dhe dalje në oborrin e gjelberuar me pemë portokalli dhe ulliri, si dhe të gjitha banjot kanë ajërosje natyrale. Vila disponon dokumentacion të rregullt . Ju ftojmë për një vizitë pranë kësaj prone .

Agjent
image
Astrit Fadili

Real Estate Broker

Astrit Fadili

Real Estate Broker