Vilë Shumëngjyrëshe Me Qira

Tipare
  •   Cmimi : 2 000.00 €
  •   ID : 6
  •   Vendndodhja e Prones Tirana - Tirana - Dajti
  • 0 Kate
  • 3 Tualet (e)
  •   5 Dhoma
  • 0 Dhoma e ndenjies
  •   Siperfaqe totale : --- m²
  •   Siperfaqe neto : 300 m²
  •   Cmimi/m² : 0 €
Pershkrim

Ndonjehere jane vilat e vjetra ato qe te terheqin me shume. Dakord, vilat e reja duken me sexy, por po qe per karakter kane me shume te vjetrat. Vila ne foto eshte ndertuar ne fillim te viteve 90 dhe pronari, nje intelektual me ze ne Tirane, eshte ulur me laps e leter dhe ka menduar çdo aspekt te jeteses perpara se ta ndertoje. Planifikimi eshte i persosur sepse eshte bere me pasion dhe jo ne menyre komerciale. Duke filluar qe nga rrethimi i jashtem, porta elektrike, parkim per 3 makina, gjenerator per dritat qe ikin shpesh nga anet tona, kopsht per relaks dhe nje fushe e vogel futbolli per femijet; te gjitha jane bere me dashuri. Ajo qe te godet me shume jane ngjyrat e viles. Ngado has ne ngjyren me te embel qe njohim; ate gure kali. Me pas vjen ngjyra e tulles dhe ajo natyrore e drurit. Jeshilja e kopshtit te qeteson syte dhe shpirtin. Veranda e vogel nga mbrapa viles te con fillimisht tek kuzhina (qasje tipike Angleze) e me pas ne sallonin Rustik qe me kujton tryezat e gjata te fisnikerise Europiane. Aty ndodhet edhe nje oxhak qe lidhet ne menyre harmonike me sallonin e shtruar me parket druri. Nga ana tjeter ndodhet ambjenti i ngrenies qe po ashtu te nxjerr ne veranden e lezetshme. Ne katin e siperm gjenden tre dhoma femijesh (tani seicili do nga nje dhome) dhe dhoma e çiftit. Te gjitha kane dalje ne ballkonin qe rrethon shtepine dhe sapo del ndien ajrin e paster te malit qe te rreh fytyren. Hundet hapen dhe ti merr fryme lirshem. E veçanta e dhomave jane dollapet artizanale te drurit qe nuk kane levizur nje milimeter nga koha kur jane prodhuar. Nje kat me siper ndodhet papafingoja e ngrohte qe shijon pa mase ne kohe me shi. Zhurma e pikave te shiut ne çati na fut ne gjendje medituese dhe kuptojme qe ne jemi me shume se thjesht mendimet tona. Nga papafingoja dalim ne veranden e siperme ku mund te vendosesh nje pishine portative e te besh plazh per shtate pale qejfe edhe kur te tjeret nuk kane filluar akoma sezonin. Kati nen dhe ka vend per depo dhe ndonje qilar vere. Me teper nga kaq nuk ke ç'e do. Nese cilesia e jetes dhe jo lluksi eshte prioriteti yt, merr kete vile me qera dhe mos e kthe me koken mbrapa. Femijet do te urojne qe ju fale nje femijeri plot gezim dhe aventura ne shtepine shumengjyreshe.

Agjent
image
Armand Shkembi

Real Estate Broker

Armand Shkembi

Real Estate Broker