Vilë Që Përshtatet Në Lokal dhe Hotel

Tipare
  •   Cmimi : 800 000.00 €
  •   ID : 8
  •   Vendndodhja e Prones Tirana - Tirana
  • 0 Kate
  • 6 Tualet (e)
  •   8 Dhoma
  • 0 Dhoma e ndenjies
  •   Siperfaqe totale : --- m²
  •   Siperfaqe neto : 700 m²
  •   Cmimi/m² : 0 €
Pershkrim

Kur iken rruges se vjeter te Elbasanit, ne te djathte syri te kap vetem kalane e Petreles, por aty rrotull, fshehur mes pemeve, gjenden ca thesare te paçmueshme. Ndertimet ne koder kane gjithmone nje energji te vecante qe ua jep lartesia dhe terreni i thyer. Ne fakt Shqiptaret kane ndertuar gjithmone ne koder derisa erdhen vitet 90 dhe u thye ajo tradite aq e bukur qe na ka lene vepra unikale si Berati, Gjirokastra, apo edhe fshatrat e Dropullit. Porta kryesore dhe sheshi hyres i viles te kujtojne filmat e vjeter Shqiptare kur udhetaret mberrinin ne mes te nates te lodhur ne ndonje han dhe dilte u merrte kuajt ndonje hyzmeqar qe keta te shkonin e te hanin mish qengji e te pinin vere te mire me tre aspra. Ne vesh ndieja zhurmat e patkonjeve te kuajve dhe ndermend me erdhi filmi Mesonjetorja; trak truk trak truk. Kishte edhe dicka Spanjolle tek ky shesh. Influenca e Afrikes se veriut ne Spanjen e jugut ishte percjelle me shume origjinalitet deri ne lartesite e Petreles. Me tej fillonte influenca Franceze. Muret e gurit dhe shkallet me qeramike te kujtonin qilaret ku prej shekujsh behet vere e mire e njerezit pijne derisa ju skuqen faqet. Varur neper mure shikoje kandare, gjyma dhe trompa te kthyera ne vazo lulesh. Hekura me prush, bute vere, dybeke dhe skulptura nudo zbukuronin cdo hap qe hidhje. Guri i lumit ishte punuar bukur, pa kaluar ne simetrine e merzitshme. Shkembinjte e terrenit ishin integruar me pronen si moter e vlla dhe ullinjte shekullore hijeshonin gjithe peisazhin. Veranda me pamje nga lumi Erzen dhe rruga nacionale mund te sajohej ne nje lokal veror ku humbet sensi i kohes dhe ti mund te kalosh nje pasdite frymezuese ne shoqerine e njerezve te kendshem dhe ushqimit te shijshem. Nese do, e mban te gjithe vilen per vete por eshte e madhe dhe do te duhen shume miq per ta mbushur :) Ne fakt Vila eshte konceptuar per tu bere lokal ne katin e pare qe eshte ambjent i hapur dhe hotel butik ne katin e dyte ku dhe gjenden pese dhoma me pamje fantastike. Oborri ka vend jo vetem per tavolina me kliente por edhe per te bere nje pishine te bollshme per muajt e nxehte te veres. Ne 1400 m2 mund te organizosh gjithcka, mjafton te kesh deshire. Nese deshiron te jetosh si Francez apo te ndertosh nje nga lokalet me elegante ne Tirane, kjo eshte prona e duhur. Nuk ka nje te dyte si kjo dhe me pak pune kthehet ne nje atraksion per vendas dhe te huaj. Per me teper informacion telefono Armandin ne 0672049200

Agjent
image
Armand Shkembi

Real Estate Broker

Armand Shkembi

Real Estate Broker