Po S’e Bleve Këtë Vilë Do Të Ngelet Merak

Tipare
  •   Cmimi : 350 000.00 €
  •   ID : 10
  •   Vendndodhja e Prones Tirana - Tirana
  • 0 Kate
  • 2 Tualet (e)
  •   3 Dhoma
  • 0 Dhoma e ndenjies
  •   Siperfaqe totale : --- m²
  •   Siperfaqe neto : 250 m²
  •   Cmimi/m² : 0 €
Pershkrim

Nuk kemi si ta themi ndryshe. Ne morine e vilave te Tiranes, kjo vile qendron e vetme, krenare, ne mes te natyres, e dizenjuar bukur dhe me nje çmim qe nuk e beson kush. Shumica e njerzve duan te blejne vila neper komplekse me iluzionin se aty do gjejne sigurine. Nje pyetje kam une: ta pret mendja ty se kur dikush hyn tek shtepia jote roja do ngrihet nga porta kryesore e do vij aty me vrap per te shpetuar plaçkat e tua? Veshtire ajo pune. Po kur te qellojne komshinjte te veshtire si do ia besh? Po pagesa mujore e mirembajtjes qe mjafton sa per te marre nje apartament me qera ne qytet? Po kur do te besh nje party qe duhet te marresh leje nga "asambleja" e banoreve? Po kur te duash te besh nje ndryshim e nuk te le arkitekti se prish uniformitetin e kompleksit? Kjo vile nuk eshte per te gjithe. Ajo eshte per njerezit qe e duan lirine dhe privacine. Eshte per ata qe duan te shohin natyre kur zgjohen ne mengjes e me nje filxhan kafeje te vijne verdall neper oborr. Eshte per ata qe nuk duan pompozitetin por cilesine e jetes. Eshte larg nga Tirana? Gjendet ne zonen e Surrelit, vetem 20 minuta me makine nga Sheshi Skenderbej; te duhet me shume kohe te zbresesh nga Komuna e Parisit se te vish qe andej. Unaza e madhe e shkurton akoma me shume distancen. Ato 20 minuta te pakten nuk i kalon ne trafik por ne rruge me gjelberim. Brenda ka gjithcka qe ti pret nga nje vile: parkim te mbuluar, kuzhine te vecante, sallon elegant, tre dhoma te bollshme, arredim modern, kopsht per relaks, bahçe per perime bio dhe nje pishine per qejfin tend. E veshur me gur te gdhendur nga Shen Gjergji e ben te duket si keshtjella e ndonje fisniku. Keto dite pronari iken jashte shtetit dhe Kthehet pas disa muajsh, keshtuqe ose e blen tani ose nuk e blen fare, vetem se do te ngelet merak kur te kalosh prane e te shohesh çfare ke humbur. Kur shikimi te te jete pastruar nga iluzioni i komplekseve e te fillosh te dallosh problemet, do kuptosh qe ke qene nen efektin e marketingut, por tashme do jete vone. Me mire bli vilen tende te veçuar e jeto i lire si mbret!

Agjent
image
Armand Shkembi

Real Estate Broker

Armand Shkembi

Real Estate Broker