Vile Unike e Dizenjuar Nga Arkitekt Italian

Tipare
  •   Cmimi : 1 500 000.00 €
  •   ID : 12
  •   Vendndodhja e Prones Tirana - Tirana - Kodra e Priftit
  • 0 Kate
  • 4 Tualet (e)
  •   5 Dhoma
  • 0 Dhoma e ndenjies
  •   Siperfaqe totale : --- m²
  •   Siperfaqe neto : 900 m²
  •   Cmimi/m² : 0 €
Pershkrim

Ne nje rruge ekskluzive diku ne veri te Tiranes gjendej nje vile qe kishim kohe qe donim ta fotografonim por shiu na pengonte vazhdimisht. U beme mbare nje te Shtune me diell dhe u nisem per gjueti vilash. Erdhem verdalle ndonje gjysem ore neper lagjie sa e gjetem por ia vlejti mundimi. Muri rrethues i veshur me gure dhe kangjellat e larta te jepnin mesazhin qe ketu eshte dicka serioze. Kur u hap porta menduam se do dilte ndonje yll hip-hopi, por doli pastruesja. Pa ta shohim nje here edhe kete vile, thame me vete, si njerezit qe kane pare cdo gje e nuk impresionohen me kollaj. Sapo hyme brenda ngelem me goje hapur. What? Fotografi yne e humbi fare toruan; mori kameren, hodhi canten ne toke dhe iu fut punes pa patur nevojen per motivimit tone te vazhdueshem, Bente foto ne pishine, mbi pishine, anash pishines dhe me reflektimin e pishines. Uau, kjo po qe eshte vile, me thoshte. Nuk la kend e lule pa mare, nuk kishte derman ta fusje brenda pa ezauruar cdo detaj te jashtem. Brenda i njeti impresion. Kuzhine me ngjyra te ngrohta dhe e mobiluar me shije, ambjent ngrenje i denje per gatimin qe dilte nga ajo kuzhine, salloni tipik i rretheve intelektuale qe mbeshtesin berrylin tek oxhaku dhe ngrejne koken larte ne kerkim te argumentave, dhome miqsh e mjaftueshme per nje minister, korridore te veshura me gur cilesor qe ta benin vajtjen ne tualet nje kenaqsi. Nje kat me siper tre dhoma lluksoze dhe nje studio qe te shtynte te lexoje pafund. Pianoja i jepte ambjentit nje atmosfere klasi dhe harmonie. Kur zbritem thame se mbaruam, por jo kishim edhe katin -1. Palester e paisur per cdo nivel fitnesi, nje dhome tjeter per miq dhe kantina e veres. Ne mes te kantines ishte edhe nje tavoline ku degustohen vererat e ardhura rishtazi. Mos, fiksimi im, me lini ketu mua dhe vazhdoni se kam pak pune. Ne dalje rezervuaret e pishines dhe garazhi i mbyllur per dy makina. Po nga pas nuk e inspektuam vilen? Po ore. Nje shetitore e vogel nga ato qe kishin keshtjellat e fisnikeve ne shekullin XIIIV e qe perdoreshin gjasme per te diskutuar mbi lbrat por qe ne fakt qellimin e kishin tu vini rrotull vajzave te reja. Diku nje kopsht i vogel ku fare mire mund te vendosje nje stol e t'i recitoje poezi femres me te bukur. Me tej nje oxhak per barbeky dhe nje ballkon i mbuluar me vetrata per te shijuar diellin e Dimrit. Ketu arkitekti nuk ka punuar per te marre rrogen por per te bere art. Rruges pronari ka ndaluar se beri hesap dhe i ka dhene dore te lire ndertuesve te bejne me te miren. Vetem ne Miami ka vila te ketij niveli. E njeta vile atje do kushtonte diku tek 4-5 milion euro, por ne Tirane gjerat e mira kushtojne lire; varet kush e blen i pari.

Agjent
image
Armand Shkembi

Real Estate Broker

Armand Shkembi

Real Estate Broker