Pak Më Shumë Kujdes Për Kopshtin

Pulished 2017-06-08 13:06:11

Se voni pronaret e vilave kane filluar t'i kushtojne me shume kujdes kopshteve. Vendin e betonit qe te zinte syte, po e ze bari jeshil dhe ndonje peme ulliri e blere sa frengu pulen. Vende vende ka edhe ndonje tub te shtruar per vaditje automatike por ky eshte lluks i madh dhe haset rralle.
Cilesia e vilave tona ne fakt reflekton fazen e zhvillimit tone psikik, emocional, estetik dhe ideor. Disa vite me pare nje Kinez duke ardhur nga aeroporti i Rinasit per ne Tirane, kalon nga zona e Unazes se Madhe, ose Astirit siç i themi ne. Zhillim i madh tha, por pa plan.
Me pare i thashe, ketu ka ekzistuar nje fushe ndersa ne koken tone vlonin ide kaotike. Per pak kohe idete tona kaluan nga koka ne fushe dhe rezultati eshte ky qe shikon ti.
Oborri i viles duhet dizenjuar nga njerez te profesionit. Ajo qe ndodh rendom eshte qe gruaja merr komanden per arredimin e brendshem te shtepise dhe ben nje katrahure ngjyrash dhe shijesh, ndersa kopshtin e merr persiper burri dhe zgjidhja e tij eshte pak farë bari, ca peme frutore dhe nje kasolle per veglat e punes.
Artisti nuk hedh ujin ne hava, por di te lozi me detaje te vogla si guriçkat, lulet, shkurret, pllakat e gurit dhe shatervani. Te gjitha keto elemente e kenaqin trurin tone prej reptili dhe çuditerrisht ndihemi te qete.
Ne oborret tona naten ke frike te kalosh nga erresira; edhe burri me trim e kthen koken mbrapa here pas here kur feshferin ndonje gjethe peme. Pak ndriçim elegant e ben oborrin po aq te kendshem sa shtepia dhe nuk kushton shume.
Ne konkluzion: kur ben apo blen nje vile, merr nje arredues oborri qe lezetin ta ndiesh qe kur hyn tek porta.