Vilë Pa Pishinë???

Pulished 2017-07-10 10:52:42

Vilë Pa Pishinë???

Ke bere vilen e bukur dhe s'ke bere pishine? Mos ja fut kot. Po tani veres ç'do besh? Apo do shkosh tek pishinat publike qe kane 3 vjet pa nderruar ujin dhe 25% e permbajtjes eshte acid urik? Po mire, kur vijne miqte si do t'i argetosh? Nuk eshte jeta vetem qofte zgare e birra frigoriferi; nje i freskuar ne pishine te kthjellon nga mendte e kokes.

Po nje bisede me kembet futur ne pishine nuk do te pelqente? Pa le sikur te jesh ne shoqerine e duhur  
Nje Mohitos nuk shijon tek hija e fikut; duhet perzjerja mes menexhikut, akullit dhe aromes se ujit per efekt maksimal. Me pishine dukesh edhe sexy ndersa vila me e bukur pa pishine duket si kala.

Ja ta zeme se edhe brenda e ke arreduar vilen bukur me arkitektin me te mire ne Shqiptari. A te hyjne ne sy divanet kur temperatura shkon 40 grade? Po plasja nuk te vjen kur shikon komshiun ulur buze pishine tek rrufit nje whisky te ftohur mire apo nje J&T siç thote mbreteresha Angleze?

Ti e di, por sygjerimi yne eshte qe mos te humbasesh me asnje dite jete pa pishine. Imagjino ku do ta vendosesh e fillo shkuli ato lulet qe mezi çelin nje jave ne vit. Kur te gdhihesh me koken e rende gjeja e pare qe do besh eshte te zhytesh ne ujin e fresket te mengjesit. Ne pune njerezit do te shohin ne sy e nuk do e kuptojne dot se nga vjen kthjelltesia jote.

Po deshe ndonje sygjerim per pishine na shkruaj se kemi partnere prodhuesit me te mire ne Tirane.